Të dielën do të fillojë Liga e Veteranëve të Kosovës, ku do të zhvillohet xhiroja e parë.
Në Kampionatin për Veteranë do të marrin pjesë Trepça, Golden Eagle Ylli, Prishtina, Vëllaznimi, Peja dhe Bashkimi.
Java e parë do të zhvillohet në Therandë, për të vazhduar më pas në qytetet tjera, ndërsa në tërësi do të zhvillohen pesë xhiro. Në klubet përkatëse do të luajnë ish-basketbollistë të njohur, që sërish do të rikthehen në parket, kësaj radhe si veteranë.
FBK në kuadër të Planit Strategjik 2021-2025 e ka përfshirjen e gjithë komunitetit të basketbollit në aktivitetet e saj, ndërsa kohë më parë është formuar edhe Komisionit të Veteranëve të FBK-së. Me anë të këtij Komisioni synohet që të realizohen qëllimet e Planit Strategjik.
Kampionati për Veteranë-Xhiro 1
E diel
14:00 Trepça - Golden Eagle Ylli
15:30 Prishtina - Vëllaznimi
17:00 Peja - Bashkimi