Në fundjavë zhvillohet xhiroja e dhjetë e Prince Caffe Superligës.
Takimi i parë dhe i vetëm i së shtunës zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe Rahovecit. Skuadra mitrovicase ka pesë fitore e tri humbje, ndërsa ajo rahovevase është në krizë me një fitore e tetë humbje (radhazi). Fitorja është e vlefshme për të dy skuadrat që kanë ambicie të kundërta në këtë edicion.
Vëllaznimi që ka ngritje të formës do të ndeshet me Sigal Prishtinën. Kuqezinjtë kanë katër fitore e pesë humbje, kurse ajo prishtinase pesë fitore e katër humbje, andaj pritet një ndeshje interesante, ndërsa palestra ‘Shani Nushi’ në Gjakovë pritet të jetë e mbushur me adhurues të basketbollit.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje zhvillohet mes skuadrave prizrenase, Ponte Prizrenit dhe Bashkimit. Ponte ka tri fitore e katër humbje, kurse Bashkimi tri fitore e gjashtë humbje. Tifozët prizrenas kanë rastin të shohin një përballje të bukur në “Sezai Surroi”.
Golden Eagle Ylli-Peja do të regjistrohet rezultati nga Liga Unike.
Prince Caffe Superliga - Java 10
E shtunë
19:00 Trepça - Rahoveci
E diel
17:00 Vëllaznimi - Sigal Prishtina
19:00 Ponte Prizreni – Bashkimi
Golden Eagle Ylli - Peja (REZULTATI I LIGËS UNIKE)