Të enjten dhe të premten do të zhvillohet xhiroja e 11-të në Ligën e Parë të Meshkujve.
Sfida kryesore zhvillohet Bora-s dhe Dritës. Skuadra prishtinase është në vendin e parë me tetë fitore dhe vetëm një humbje, ndërsa ajo gjilanase ka shtatë fitore e dy humbje, ndërsa synon të rikthehet sërish në elitën e basketbollit. Përballja pritet të jetë interesante dhe rivalizuese.
Takim interesant shihet mes Gjakovës së Re dhe Istogut. Skuadra nga Gjakova së fundi mundi Dritën dhe ka katër fitore e pesë humbje, kurse istogasit kanë shtatë fitore e dy humbje, duke qenë njëra nga skuadrat pretendente për Superligë.
Takimi i barabartë shihet Vushtrrisë dhe New Basket. Vushtrriasit kanë gjashtë fitore e tri humbje, ndërsa prizrenasit kanë pesë fitore e katër humbje.
Ndeshja e parë e kësaj jave zhvillohet ndërmjet skuadrave prishtinase Prishtina e Re dhe AS Prishtinës. E para ka tri fitore e gjashtë humbje, kurse e dyta ka nëntë humbje në nëntë ndeshje të zhvilluara, ndërkohë në takimin tjetër përballën Marigona Hill Prishtina dhe Happy Dukagjinin. Marigona Hill ka tri fitore e gjashtë humbje, kurse klinasit kanë dy fitore e shtatë humbje.
Liga e Parë e Meshkujve - Java 11
E enjte
21:00 Prishtina e Re – AS Prishtina
E premte
18:30 Marigona Hill Prishtina - Happy Dukagjini
19:00 Gjakova e Re – Istogu
19:30 Bora – Drita
20:30 Vushtrria - New Basket