Në mesjavë u zhvillua xhiroja e parë e Ligës Unike te femrat.
Në të tri ndeshjet fitore shënuan skuadrat nga Shqipëria ndaj atyre nga Kosova, duke dëshmuar se ky pritet të jetë një edicion shumë interesant te femrat.
Pas Superkupës Mbarëkombëtare, Flamurtari e mundi sërish Bashkimin, kësaj radhe 82:70.
Ndërkohë, derbin mes kryeqyteteve e fitoi Tirana që mundi Prishtinën, 93:88, njëkohësisht edhe kampionen aktuale të Ligës Unike.
Në ndeshjen e fundit, Partizani shënoi fitore ndaj kampiones së Kosovës, Penzës në udhëtim 61:71.
Raportet e plota i gjeni në faqen zyrtare të Ligës Unike: www.ligaunike.com