Në javën e dytë të Superligës së Femrave, skuadrat favorite kanë shënuar fitore të pritura.
Basketbollistja me përvojë, Arbnore Përquku u dallua për Bashkimin me dyshifror të trefishtë në përballje ndaj United Basketball. Përquku ndaj United Basketball realizoi 12 pikë, dhjetë kërcime dhe 12 asistime. Ajo u ndihmua nga Aulona Muhadri me 21 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime.
Prishtina shënoi fitore të pritur ndaj Trepçës, ku sërish u dallua Sarah Mgbeike me 20 pikë, 11 kërcime dhe dy asistime.
Ndërkohë, Penza shënoi fitore të thellë kundër Vëllaznimit, ndërsa te skuadra pejane u dallua dyshja Caitlin Jenkins dhe Leila Omerbashiq. Jenkins e mbylli ndeshjen me 24 pikë, dhjetë kërcime dhe tri asistime, ndërsa Omerbasiq me 25 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime.
Top 5
Arbnore Përquku (Bashkimi) 12 pikë, 10 kërcime, 12 asistime
Aulona Muhadri (Bashkimi) 21 pikë, 6 kërcime, 2 asistime
Sarah Mgbeike (Prishtina) 20 pikë, 11 kërcime, 2 asistime
Caitlin Jenkins (Penza) 24 pikë, 10 kërcime, 3 asistime
Leila Omerbasiq (Penza) 25 pikë, 7 kërcime, 5 asistime