Në xhiron e dytë të Superligës së Femrave kanë fituar skuadrat favorite.
Bashkimi ka shënuar fitore ndaj United Basketball me rezultat 48:86, ku vashat prizrenase kanë qenë më të mira nga fillimi deri në fund, ndërsa u dalluan Arbnore Përquku me 12 pikë, 10 kërcime e 12 asistime, Aulona Muhadri me 21 pikë dhe Diedona Halitaj me 17.
Prishtina regjistroi fitoren e dytë, ku mundi Trepçën 71:49, edhe pse nuk e rrezikoi fitoren për asnjë moment, ndërsa më e dalluara ishte Sarah Mgbeike me 20 pikë e 11 kërcime.
Fitore bindëse regjistroi kampionia aktuale e Kosovës, Penza në udhëtim ndaj Vëllaznimit me shifrat 46:123. Më të dalluarat te skuadra pejane ishin Caitlin Jenkins me 24 pikë e dhjetë kërcime dhe Leila Omerbasiq me 25 pikë e shtatë kërcime.