Të enjten dhe të premten zhvillohet xhiroja e gjashtë në Ligën e Parë të meshkujve.
Sfida kryesore zhvillohet sonte mes Dritës dhe New Basket. Gjilanasit kanë tri fitore e një humbje, ndërsa prizrenasit katër fitore e një humbje, duke qenë sfida kryesore e kësaj jave.
Istogu që numëron dy fitore e dy humbje ndeshet me Happy Dukagjinin, që ka dy fitore e tri humbje.
Ndërsa, Bora që ka katër fitore e një humbje do të përballet me skuadrën tjetër prishtinase, Marigona Hill Prishtinën, ku kjo e fundit ka një fitore e tri humbje.
Skuadra e vetme pa fitore, AS Prishtina do të takohet me Borea-n, që ka dy fitore e tri humbje.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje është ndërmjet AS Prishtinës dhe Vushtrrisë. Prishtinasit që edicionin e kaluar luftuan për të hyrë në Superligë, këtë edicion kanë dy fitore e tri humbje, ndërkohë, që vushtrriasit kanë tri fitore e një humbje.
Liga e Parë - Java 6
E enjte
21:00 Drita - New Basket
E premte
19:00 Istogu - Happy Dukagjini
19:30 Bora - Marigona Hill Prishtina
20:30 AS Prishtina - Borea
21:00 Prishtina e Re - Vushtrria