Të hënën dhe të martën u zhvillua xhiroja e katërt në Ligën e Parë të Meshkujve.
Sfida kryesore ishte ndërmjet Vushtrrisë dhe Bora-s, ku prishtinasit shënuan fitore 64:73. Për vushtrriasit kjo ishte humbja e parë, ndërsa prishtinasit regjistruan fitoren e katërt, ku kanë edhe një humbje.
Fitoren e katërt e ka shënuar edhe New Basket, që mundi AS Prishtinën 102:82. Prizrenasit kanë katër fitore e një humbje, kurse prishtinasit katër humbje, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në këtë edicion.
Drita ashtu si është pritur, mundi Happy Dukagjinin në udhëtim 82:109, duke iu rikthyer fitores pas humbjes nga Istogu në xhiron e kaluar, kurse Borea shënoi fitore ndaj Prishtinës së Re, ku të dy skuadrat kanë nga dy fitore e tri humbje, ndërkohë, Gjakova e Re mundi Marigona Hill Prishtinën 64:76.
Liga e Parë-Java 5
Happy Dukagjini – Drita 82:109
Vushtrria – Bora 64:73
Marigona Hill Prishtina - Gjakova e Re 64:76
New Basket - AS Prishtina 102:82
Borea - Prishtina e Re 100:86