Xhiroja e parë në Superligën e Femrave dhuroi ndeshje mjaft interesante.
Derbi u zhvillua ndërmjet Bashkimit dhe Penzës, ku skuadra prizrenase e nisi me fitore.
Basketbollistja më e dalluar ishte Aulona Muhadri. Kapitenia kishte dyshifror të dyfishtë me 14 pikë, 13 kërcime dhe dy asistime. Ajo ishte e saktë në tri tentimet për dy pikë dhe tetë herë nga gjuajtjet e lira.
Kujtojmë se Muhadri është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës te femrat.