Java e gjashtë e Prince Caffe Superligës ka dhuruar ndeshje mjaft interesante.
Vëllaznimi ka regjistruar fitoren e dytë në këtë edicion, duke mundur në udhëtim Ponte Prizrenin, ku u dallua dyshja Damonte Dodd me 11 pikë, 14 kërcime dhe tri asistime dhe William Brown me 17 pikë e 14 kërcime. Dodd edhe më herët është MVP, duke qenë njëri nga lojtarët më të dalluar të kuqezinjëve në këtë edicion.
Peja regjistroi fitoren e gjashtë në gjashtë ndeshje të zhvilluara, duke mundur Bashkimin në udhëtim. Qendra pejane Brad Waldow ishte më i merituari, duke pasur edhe indeksin më të lartë, por duke shënuar në momentet vendimtare për verdhezinjtë. Waldow kishte dyshifror të dyfishtë me 17 pikë e 14 kërcime.
Derbin e xhiros e fitoi Golden Eagle Ylli, që mundi Trepçën 70:72, ku u dallua Henrik Sirko me 14 pikë, gjashtë kërcime dhe një asistim.
Sigal Prishtina regjistroi fitore të rëndësishme, duke mundur në udhëtim Rahovecin, ku sërish më i miri në parket ishte Dustin Thomas me 19 pikë, dhjetë kërcime dhe katër asistime.
Top 5
Damonte Dodd (Vëllaznimi) 11 pikë, 14 kërcime, 3 asistime
William Brown (Vëllaznimi) 17 pikë, 14 kërcime
Brad Waldow (Peja) 15 pikë, 11 kërcime, 1 asistim
Henrik Sirko (Golden Eagle Ylli) 14 pikë, 6 kërcime, 1 asistim
Dustin Thomas (Sigal Prishtina) 19 pikë, 10 kërcime, 4 asistime