26/09/2022 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Top 5 dhe MVP i javës së tretë

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e tretë në elitën e basketbollit të Kosovës.

Ponte Prizreni regjistroi fitoren e parë këtë edicion, duke mundur rivalin lokal, Bashkimi 93:101. Te Ponte u dallua organizatori amerikan, Wayne Arnold me 33 pikë e pesë kërcime, duke u shpallur edhe MVP i kësaj xhiro. Ai u ndihmua nga qendra, Urim Zenelaj me dyshifror të dyfishtë me 13 pikë e 11 kërcime.

Sigal Prishtina shënoi fitore të thellë ndaj Vëllaznimit (99:81), ku u dallua Dustin Thomas me 32 pikë, shtatë kërcime dhe tri asistime.

Derbin e kësaj jave e fitoi Peja, duke mundur Golden Eagle Yllin, ku basketbollisti më i mirë te vendasit ishte Brad Waldow me 15 pikë e 13 kërcime, duke ndihmuar vendasit të regjistrojnë fitoren e tretë në këtë edicion.

Fitoren e tretë e shënoi edhe Trepça, që mundi Rahovecin në udhëtim. Te mitrovicasit më i miri në parket ishte Drilon Hajrizi me 18 pikë, dhjetë kërcime e pesë asistime.

Top 5

Wayne Arnold (Ponte Prizreni) 33 pikë, 5 kërcime

Dustin Thomas (Sigal Prishtina) 32 pikë, 7 kërcime, 3 asistime

Brad Waldow (Peja) 15 pikë, 13 kërcime

Drilon Hajrizi (Trepça) 18 pikë, 10 kërcime, 5 asistime

Urim Zenelaj (Ponte Prizreni) 13 pikë, 11 kërcime, 3 asistime




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: