24/09/2022 FBK

Mahmuti dhe Toijala ligjërojnë para trajnerëve të Kosovës

Trajnerët e mirënjohur evropianë, Oktay Mahmuti dhe Jukka Toijala kanë ligjëruar para trajnerëve të Kosovës në Klinikën e Trajnerëve të Basketbollit, që po organizohet nga Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Hapjen e Klinikës e ka bërë kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu. “Ju jeni bartës i zhvillimit të basketbollit në vendin tonë, kështu që ky aktivitet është shumë i rëndësishëm për ne dhe është në vazhdën e asaj që FBK tenton në zhvillimin tuaj. Ne do të kemi edhe aktivitete tjera. I falënderoj edhe miqtë tanë, Jukka dhe Oktay, që kanë treguar respekt për Federatën e Basketbollit të Kosovës me ardhjen e tyre”, është shprehur Fetahu para trajnerëve pjesëmarrës në këtë Klinikë, ku numri ishte mjaft i madh.

Trajneri i mirënjohur, Mahmuti, ka folur në pjesën e parë të Klinikës për Mbrojtjen Individuale, duke treguar se si të jetë më e suksesshme dhe duke bartur përvojën e tij të madhe nga basketbolli evropian. Ligjërata e tij është përshëndetur nga trajnerët e pranishëm, që kishin rastin ta dëgjojnë një trajner shumë të suksesshëm evropian.

Ndërkohë, Jukka Toijala ka folur ka ligjëruar për Zhvillimi Afatgjatë i Basketbollistëve, duke marrë shembullin nga Modeli i Akademisë së Helsinkit, që lojtarët të jenë sa më të suksesshëm dhe profesional. Në fund ishte pjesa praktike e ligjëratës së dytë.  

Klinika do të vazhdojë edhe të dielën nga ora 10:00 deri në ora 13:30 në Kolegjin “ISP Marigona”.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: