Xhiroja e tretë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë ndeshje interesante.
Takimi hapës i xhiros është mes Rahovecit dhe Trepçës, që zhvillohet të premten. Vreshtarët kanë një fitore e një humbje, kurse mitrovicasit kanë dy fitore dhe synojnë të tretën me radhë. Kjo është edhe një sfidë për mitrovicasit para kualifikimeve në FIBA Europe Cup.
Të shtunën zhvillohet ndeshja ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit. Të dy skuadrat kanë nga një fitore e një humbje dhe synojnë fitoren e dytë në këtë edicion.
Përballja kryesore zhvillohet në “Karagaçi” ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit. Pejanët janë kampionë të Ligës Unike, kurse therandasit kampionë të Kosovës. Peja ka dy fitore në këtë edicion, kurse Ylli dy humbje. Takimi pritet të jetë mjaft interesant, siç ka ndodhur në takimet e fundit mes tyre.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është derbi i Prizrenit mes Bashkimit dhe Ponte Prizrenit. Bashkimi ka një fitore e një humbje, kurse Ponte dy humbje në dy ndeshjet e para.
Java 3
E premte
19:00 Rahoveci - Trepça
E shtunë
17:00 Sigal Prishtina - Vëllaznimi
E diel
17:00 Peja - Golden Eagle Ylli
19:00 Bashkimi - Ponte Prizreni