Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës do të organizojë Klinikën për Trajnerë të basketbollit më 24 dhe 25 shtator.
Klinika do të mbahet në sallën sportive të “ISP MARIGONA” prej orës 10:00-14:00, ditën e shtunë (24.09.2022) dhe ditën e diel prej orës 10:00-13:30.
Ligjërues në këtë klinikë do të jenë trajnerët e mirënjohur: Oktay Mahmuti trajneri i mirënjohur dhe Jukka Toijala, përzgjedhës i Estonisë.
Çmimi për pjesëmarrje është 30 Euro në emër të anëtarësisë në Shoqatën e Trajnerëve.
Pagesa prej 30 euro duhet të bëhet në emër të anëtarësisë vjetore për vitin 2022-2023 në xhirollogarinë e mëposhtme:
Banka: BKT
Përfituesi: SHTBK
Llogaria: 1904545006031124
Pagesa duhet të bëhet deri më 23.09.2022 ora 16:00. Trajnerët që nuk e bëjnë pagesën nuk do t’iu lejohet që ta përcjellin Klinikën.
Kjo klinikë është licencuese dhe çdo trajner i cili nuk do ta vijon klinikën, nuk do të mund ta udhëheq skuadrën në fillim të edicionit.