07/09/2022 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Ajazaj: Të gjitha skuadrat janë përforcuar, pritet një edicion mjaft atraktiv

Edicioni i ri në basketbollin e Kosovës është në prag. Klubet e elitës janë në fazën e fundit të përgatitjeve dhe po bëhen gati për Superligë.

Kapiteni i Ponte Prizrenit, Qëndrim Ajazaj ka folur për rrjedhën e përgatitjeve të skuadrës prizrenase. “Ekipi është i kompletuar dhe stërvitjet po shkojnë shumë mirë. Faza përgatitore po shkon sipas planit të trajnerit (Arbnor) Rifati”, është shprehur në fillim Ajazaj për faqen zyrtare të FBK-së.

Në këtë edicion të gjitha skuadrat janë përforcuar dhe po pritet një garë shumë interesante në elitën e basketbollit të meshkujve. “Jemi të vetëdijshëm që të gjitha skuadrat janë organizuar dhe përforcuar me lojtarë cilësorë. Qëllimi ynë është të kemi përfaqësim sa më dinjitoz dhe paraqitje të mira”, shtoi tutje kapiteni i prizrenasve.

Ai foli edhe për synimet. “Sa i përket synimeve, në radhë të parë është mbijetesa dhe pastaj të shohim se si po ecin gjërat. Suksesi kurrë nuk është i garantuar, por jo dhe i papritur. Urojmë të kemi një edicion pa lëndime dhe ky edicion premton të jetë atraktiv dhe interesant për gjithë basketbolldashësit”, është shprehur Qëndrim Ajazaj.

Ndeshja e parë për Ponte Prizrenin do të jetë në fundjavë ndaj Trepçës si mysafir.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: