Kosova është mundur nga Bosnja e Hercegovina me rezultat 58:90 (11:23, 14:24, 16:23, 17:20), në ndeshjen e fundit në grupe në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B për meshkuj U18.
Kjo ishte ndeshja e fundit në grupe dhe humbja e pestë nga po aq ndeshje të zhvilluara, ndërsa tani do të garojë për vendet 17-22.
Dardanët rezistuan në fillim të takimit, por më pas skuadra kundërshtare ishte më e mirë, duke fituar 58:90.
Më i dalluari sërish ishte Bardh Istrefi me 33 pikë e 11 kërcime.