Kosova ka pësuar humbjen e dytë në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B për meshkuj U18.
Dardanët e rinj kanë pësuar nga Bullgaria me rezultat 85:65 (11:21, 33:19, 16:10, 25:15). Basketbollistët e Kosovës e nisën ndeshjen për mrekulli, me një seri prej 2:15, ndërsa çerekun e parë e fituan 11:21. Por, bullgarët dalëngadalë u rikthyen dhe pothuajse në fund të periudhës së dytë kalojnë për herë të parë në epërsi 37:36, ndërsa pjesa e parë 44:40.
Periudha e tretë ishte interesante, ku Bullgaria krijoi epërsi prej 57:46, ndërsa më pas zhvillohet lojë e barabartë, ku shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 60:50. Në dhjetë minutat e fundit, Kosova tentoi rikthimin, por nuk ia arriti qëllimit dhe Bullgaria triumfoi me 20 pikë dallim, 85:65.
Te Kosova u dallua Bardh Istrefi me 24 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa ndeshja e radhës do të jetë të dielën ndaj Holandës nga ora 12:30.