FIBA Europe në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) kanë organizuar aktivitetin “More than a Basketball Player”.
Ky aktivitet është zhvilluar sot (e premte), që është në kuadër të FIBA Kampionatit Evropian, Divizioni C, për meshkuj që po zhvillohet në Prizren.
Kështu basketbollistët e Kosovës dhe të Andorrës kanë dhuruar pajisje sportive për fëmijët e Qendrës së Kujdesit Ditor-Pema në Prizren.
Lojtarët kosovarë dhe andorras kanë bashkëbiseduar me fëmijët dhe u kanë dhuruar, ndërsa fëmijët ishin shumë të kënaqur që kanë takuar basketbollistët e Kosovës.
“More than a Basketball Player”
FIBA Europe ka nisur një projekt të ri që do po zhvillohet për herë të parë këtë verë "More than a Basketball Player". Ideja pas kësaj është që të gjitha ekipet pjesëmarrëse t'i "kthejnë diçka" federatës pritëse dhe qytetit/vendit të saj. Basketbollistët do të dhurojnë rroba dhe gjëra të tjera sportive për një institucion/organizatë lokale.
Pema
Qendra e Kujdesit Ditor - PEMA është organizatë jo qeveritare e cila synon bashkëpunimin e mirëfilltë me partnerë ndërkombëtar dhe vendorë, institucione qeveritare dhe të shoqërisë civile me qëllim që të përkrah dhe të asistojë në zhvillimin dhe avancimin e shërbimeve sociale të bazuara në komunitet për fëmijë me aftësi të kufizuara si dhe fëmijë nga kategoritë tjera të cenuara, dhe familjet e tyre.