Të mërkurën (nesër) në Mitrovicë do të grumbullohet Kosova U18 në konkurrencën e meshkujve.
Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Ilir Selmani ka ftuar 16 basketbollistë, ku më pas lista do të shkurtohet në 12 lojtarë.
Stërvitjet do të mbahen dy herë në ditë për të qenë sa më ta gatshëm për garat ndërkombëtare. Nga ora 10:30 do të jetë stërvitja e parë, kurse nga ora 18:00, stërvitja e dytë.
Kosova U18 te meshkujt do të jetë në grup me Holandën, Bosnja e Hercegovinën, Bullgarinë, Gjeorgjinë dhe Norvegjinë. Garat mbahen në Oradea të Rumanisë nga 29 Korriku deri më 7 Gusht.
Lista e gjerë
15.Albin Gashi