30/06/2022 FBK

Kosova mundet nga Qipro

Kosova ka pësuar humbje nga Qipros me rezultat 67:88 (17:18, 16:22, 20:23, 14:25), në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla që po zhvillohet pikërisht në Qipro.

Kosova e nisi ndeshjen për mrekulli, me një seri prej 6:0, por shpejt u kundërpërgjigjen qipriotet, duke kaluar në epërsi 6:7, megjithatë, vashat e Kosovës sërish arritën të shkëputen në gjashtë pikë, 17:11, por më pas kishin një rënie, duke e përmbyllur çerekun e parë 17:18. Qipro vazhdoi me lojë të mirë, duke u shkëputur edhe më shumë 17:26, që ishte epërsia më e lartë, por më pas dardanet ngushtuan shifrat, megjithëse skuadra vendase ishte në epërsi gjatë kësaj periudhe, kurse pjesa e parë përfundoi me shifrat 33:40.

Në periudhën e tretë, epërsia më e lartë e Qipros shkoi deri në 13 pikë, 39:52, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 53:63. Basketbollistet e Kosovës u munduan në dhjetë minutat e fundit, por pa ia arritur qëllimit dhe pësuan 67:88.

Te Kosova u dalluan Era Shatri me 17 pikë e tetë kërcime, Saranda Daci me 15 pikë e 11 kërcime dhe Astera Tuhina me 16 pikë e katër kërcime.

Ndeshja e ardhshme dhe e fundit për Kosovën do të jetë të shtunën ndaj Norvegjisë nga ora 15:00.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: