Më 16 qershor (e enjte) në ora 19:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” do të organizohet konferenca e parë për media kushtuar garës ndërkombëtare 3x3 Challenger që do të mbahet më 16 e 17 korrik në Prishtinë.
Në konferencën e parë për media do të jenë të pranishëm Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Drejtori i klubit 3x3 Prishtina, Fisnik Juniku.
Për herë të parë në Kosovë, më saktësisht në Prishtinë do të organizohet një ngjarje prestigjioze siç është Challenger 3x3 Prishtina.
Organizator i këtij eventi madhështor është klubi 3x3 Prishtina në mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), Komuna e Prishtinës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).
Për dy ditë me radhë do të jetë një spektakël i madh i 3x3. Në këtë Challenger do të marrin pjesë 12 ekipe të huaja dhe 4 ekipe nga Kosova (përmes Wild Card).
Shpërblimin për vendin e parë, dytë dhe të tretë në total është 40 mijë euro. Po ashtu finalistët kualifikohen për në Debrecen të Hungarisë, në Masters, në eventin më të madh që mbahet.