Fitorja e parë e Kosovës te femrat

Fitorja e parë e Kosovës te femrat

04/06/2022

Kosova në 3x3 ka shënuar fitoren e parë në konkurrencën e femrave. Vashat Dardane kanë mundur Andorrën me rezultat 12:9 në kualifikimet për FIBA Europe Cup. Kjo është hera e dytë radhazi që Kosova përfaqësohet me femrat në këto gara.

Ekipi i Kosovës e nisi ndeshjen më mirë dhe ishte në epërsi konstante, por sidoqoftë, Andorra arrin të barazojë shifrat në 8:8, megjithatë, në momentet vendimtare, vashat Dardane nuk dëshpëruan duke triumfuar 12:9.

Kosova e përfundon grupin me një fitore dhe një humbje, kurse ndeshja e fundit e Grupit B, zhvillohet mes Irlandës dhe Andorrës, ku do të caktohet renditja përfundimtare. Vendi i parë kualifikohet në gjysmëfinale, derisa vendet 2 dhe 3, do të luajnë edhe një ndeshje eliminatore. Kampioni kualifikohet në FIBA Europe Cup.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners