Të dielën zhvillohet ndeshja e tretë finale e “Play-off”-it mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës.
Në dy takimet e para fituan therandasit dhe janë afër të mbrojnë titullin e kampionit. Për tu shpallur kampion Ylli duhet të fitojë edhe një përballje, kurse mitrovicasit duhet t’i fitojnë tri ndeshjet e ardhshme për të fituar titullin e kampionit, që iu mungon nga viti 2012.
Takimin e parë e fitoi Ylli 63:62, kurse në sfidën e dytë fituan në “Minatori” të Mitrovicës 46:60.
Finalja vuri përballë dy skuadrat më të mira në garat e rregullta, ku kampioni aktual përfundoi në vendin e parë, kurse ‘Xehetarët’ në vendin e dytë.
Të dy finalet sollën interesim të jashtëzakonshëm, duke arsyetuar epitetin e finales dhe kështu pritet të jetë edhe të dielën në Therandë.
Synimi i Yllit është fitorja dhe shpallja kampion, kurse e Trepçës për të ngushtuar serinë finale dhe për të shpresuar në përmbysjen e madhe.
Finalja 3
E diel
17:00 Golden Eagle Ylli - Trepça