Nga 28 deri më 31 maj do të mbahet turneu i YDF-së në Rumani. Në këtë turne marrin pjesë pesë shtete në të dyja konkurrencat për U14: Kosova, Rumania, Maqedonia Veriore, Bullgaria dhe Turqia.
Në vitin 2022 është mbajtur në Maqedoninë Veriore, Kosovë dhe Bullgari, ndërsa tani do të mbahet në Rumani, kurse do të përmbyllet në Turqi, në muajin e ardhshëm.
Kosova ka treguar paraqitje të mira në këtë turne, ku synimi është krijimi i një gjenerate të suksesshme, që do të ishte e ardhmja e basketbollit.
Ndeshjet ndërkombëtare do të ju ndihmojnë të fitojnë përvojë për të ardhmen e tyre.
Federata e Basketbollit e Kosovës tash e gjashtë vjet është pjesë e projektit të FIBA-s për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF), por në vitin 2019, projekti ka filluar të implementohet edhe për vajza, gjë që shërben në dobi të zhvillimit të basketbollit në konkurrencën e femrave.
Orari
28 Maj
19:00 Rumania - Kosova (F)
21:00 Rumania - Kosova (M)
29 Maj
14:00 Kosova - Bullgaria (F)
16:00 Kosova - Bulgaria (M)
30 Maj
10:00 Maqedonia V. - Kosova (F)
12:00 Maqedonia V. - Kosova (M)
31 Maj
9:00 Kosova - Turqia (F)
11:00 Kosova - Turqia (M)