Bashkëpunimi FBK-FIBA: Seminari i dytë për klubet nga 6 deri 8 Maj

Bashkëpunimi FBK-FIBA: Seminari i dytë për klubet nga 6 deri 8 Maj

03/05/2022

Nga 6 deri më 8 Maj, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) në Prishtinë do të organizojnë Seminarin e Dytë për Klubet e FBK-së.

FBK njofton se, qëllimi i organizimit të këtij Seminari është zhvillimi dhe fuqizimi i klubeve të basketbollit.

Fuqizimi i Klubeve të FBK-së është një nga pesë qëllimet e FBK-së në Planin Strategjik 2021-2025, të cilin Federata e Basketbollit të Kosovës e ka hartuar në bashkëpunim me FIBA-n dhe ekspertët e jashtëm të angazhuar nga institucioni më i lartë i basketbollit në botë.

Ligjërues në Seminarin tre ditor do të jenë ekspertë të angazhuar nga FIBA: Geoff Wilson, Pedro Correia dhe Florian Pasquet.

Temat për të cilat ata do të ligjërojnë janë:

Licencimi i Klubeve

Qeverisja dhe Menaxhimi Financiar i Ligës dhe Klubeve

Planifikimi Operacional dhe Hapat e ardhshëm

Rrugëtimi i lojtarëve/eve

Seminari do të organizohet në hotel “Four Points by Sheraton Prishtina”, në ditën e parë (06.05.2022) prej 09:00 – 17:30, në ditën e dytë (07.05.2022) prej 09:00 – 17:30 dhe ditën e tretë (08.05.2022) prej 09:00 -13:00.

Klubet e FBK-së duhet të delegojnë përfaqësuesit/et e tyre në Seminar, i cili po organizohet në dobi të zhvillimit dhe fuqizimit të këtyre klubeve.

Meqë Licencimi i Klubeve është ndër temat kryesore në këtë Seminar, atëherë FBK kërkon nga klubet e të dyja ligave që të marrin me seriozitetin më të madh delegimin e personave kyç për këtë Seminar, pasi që kriteret për licencim të klubeve në edicionin e ri të garave e kanë marrë dritën e gjelbër edhe në Kuvendin e Punës të FBK-së të organizuar më 26.03.2022 në Prishtinë.

Ky është Seminari i Dytë  i organizuar nga FBK në bashkëpunim me FIBA-n. Seminari i Parë është  organizuar në fund të muajit shkurt, ku klubet pjesëmarrëse kanë  pasur rastin të  mësojnë për temat si: Menaxhimi i brendit dhe angazhimi digjital me tifozë; Veprimet në ditën e ndeshjes dhe angazhimi me tifozë në ditën e ndeshjes; dhe Sponsorizimi dhe investimet nga sektori publik.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners