Fitore e lehtë për Pejën

Fitore e lehtë për Pejën

15/04/2022

Peja ka shënuar fitore të lehtë dhe të pritur ndaj Dritës me rezultat 140:49 (35:17, 30:13, 38:10, 37:9), në xhiron e 27-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Vendasit e nisën për mrekulli, ashtu siç është pritur duke dominuar në mbrojtje dhe në sulm, ndërsa çerekun e parë e fituan 35:17. Pejanët nuk u ndalën as në periudhën e dytë, duke thelluar edhe më shumë epërsinë, ndërsa gjilanasit assesi tu bënin ballë, duke shkuar në pushim me shifrat 65:30.

Verdhezinjtë nuk u ndalën as në pjesën e dytë, duke ngritur epërsinë minutë pas minute, si dhe vazhduan duke shënuar mbi 30 pikë për një çerek. Periodën e tretë e fituan me shifrat 38:10, kurse atë të fundit 37:9, duke triumfuar me rezultat të thellë 140:49.

Te Peja u dalluan Stephen Maxwell me 37 pikë e 13 kërcime, Caldin Godfrey me 23 pikë, 13 kërcime dhe tetë asistime dhe Daniel Lekndreaj me 22 pikë e 13 kërcime, kurse te Drita u dallua Nart Llapashtica me 18 pikë.

Peja ka 18 fitore e nëntë humbje, kurse Drita 27 humbje, në po aq takime.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners