U zhvilluan ndeshjet e para të “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve, ndërsa skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në finale.
Vëllaznimi ka vazhduar me fitore edhe në “Play-off”, duke mundur Vushtrrinë me shifrat 106:67 (30:18, 28:15, 30:18, 18:16). Kuqezinjtë ishin më të mirë nga fillimi, duke qenë favoriti kryesor për të hyrë në elitën e basketbollit.
Përballje dramatike u zhvillua ndërmjet Prishtina e Re dhe New Basket, që u fitua në çastet e fundit nga prishtinasit me rezultat 72:71 (13:23, 16:15, 28:14, 15:19). Prizrenasit ishin më të mirë në periudhën e parë, 13:23, ndërsa perioda e dytë ishte e barabartë 16:15. Prishtinasit ishin bindshëm më të mirë në periudhën e tretë 28:14, ndërsa pesë sekonda nga fundi, Dion Haxhosaj shënoi tre pikësh, duke e vulosur sfidën në 72:71. Haxhosaj zhvilloi ndeshje të jashtëzakonshme me 41 pikë e 25 kërcime.