01/04/2022 SUPERLIGA E FEMRAVE

Bashkimi dhe Prishtina duan finalen, Penza dhe Trepça për barazim

Në fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të “Play-off”-it në Superligën e Femrave. Takimi i parë zhvillohet të shtunën ndërmjet Bashkimit dhe Penzës. Prizrenaset fituan takimin e parë në Pejë me shifrat 61:76 dhe në rast të fitores do të kualifikohen në finale, ndërsa kampionet e Kosovës duan të mbrojnë titullin dhe duhet patjetër të fitojnë, në mënyrë që finalisti të përcaktohet në përballjen e tretë mes këtyre dy skuadrave. Vashat prizrenase pasi fituan Kupën, e duan edhe një trofe, ndërkohë që ato pejane duan finalen dhe të fitojnë titullin.

Përballja e dytë gjysmëfinale zhvillohet të dielën mes Trepçës dhe Prishtinës. Skuadra prishtinase fitoi takimin e parë në kryeqytet me rezultat 76:64, dhe është favorite për të depërtuar në finale, pasi në elitën e basketbollit në garat e rregullta kishte 20 fitore në po aq ndeshje, duke mos pësuar asnjë humbje, ndërkohë, që mitrovicaset shpresojnë në fitore për tu vendosur finalisti në takimin e tretë.

Gjysmëfinalet e dyta

E shtunë

20:00 Bashkimi - Penza

E diel

13:00 Trepça - Prishtina




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: