27/10/2026
Trajnerët Jeton Nixha, Olta Zymberi, Diellza Leti dhe Engjull Sollova morën pjesë në Vizitën Vëzhguese të Trajnerëve, e cila u zhvillua nga 15 deri më 17 tetor në Stamboll të Turqisë.
Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit të Fondit për Zhvillimin e Gjeneratave të Reja (YDF) të FIBA Europe, në të cilin marrin pjesë Kosova, Turqia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Rumania.
Pjesëmarrësit vizituan Qendrën e Zhvillimit të Basketbollit Turkcell dhe patën mundësinë të ndiqnin ndeshje të Ligës së të Rinjve të Stambollit.
Trajnerët ndoqën edhe ndeshjen e EuroLeague Women ndërmjet Galatasarayt dhe Famila Schios, si dhe përballjen e EuroLeague ndërmjet Beshiktashit dhe Bayern Munichut.
Vizita ofroi mundësi për shkëmbimin e përvojave ndërmjet trajnerëve dhe njohjen nga afër me punën dhe organizimin e klubeve të basketbollit në Turqi.
FBK dhe FIBA YDF kanë bashkëpunim që nga viti 2016, bashkëpunim ky, i cili ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale te lojtarët.