Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) po vazhdon mbështetjen e fuqishme për Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), ku edhe është nënshkruar Memorandumi mes dy palëve.
Kjo vjen në vazhdën e bashkëpunimit mes MKRS dhe FBK-së, që gjithashtu ka nënshkruar edhe me Federatat tjera sportive.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka përkrahur shumë projekte të Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe është një partner i ngushtë i yni.
MKRS dhe FBK kanë bashkëpunim shumë të mirë dhe ky bashkëpunim pritet të thellohet edhe më shumë për të ardhmen.