Kosova U18 te meshkujt, nesër (e mërkurë) do të zhvillojë stërvitjen e parë, në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për garat ndërkombëtare, por edhe të formohet 12shja ideale për këto gara.
Kosova do të grumbullohet nga ora 15:45 në Kolegjin “ISP” në Marigona Rezidencë.
Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Ilir Selmani, ka ftuar 33 basketbollistë, listë që më pas do të shkurtohet. Përzgjedhësi Selmani do të shohë nga afër formën e lojtarëve para shpalljes së 12shes përfundimtare.
Kosova U18 te meshkujt do të jetë në grup me Holandën, Bosnja e Hercegovinën, Bullgarinë, Gjeorgjinë dhe Norvegjinë. Garat mbahen në Oradea të Rumanisë nga 29 Korriku deri më 7 Gusht.
Lista e gjerë
- Anes Gashi - KB Trepça
- Anid Gashi - KB Trepça
- Ergyn Rushiti - KB Trepça
- Donart Loshi - KB Trepça
- Ismajl Voca - KB Trepça
- Eliot Peci - Marigona Hill
- Norik Binqe - Marigona Hill
- Genc Zeqiri - Marigona Hill
- Eris Zenelaj - Marigona Hill
- Jon Ismajli - Marigona Hill
- Dardan Maxharraj - Istogu
- Orges Shatri - Istogu
- Sadik Alushaj - Istogu
- Olsi Kurtaj- Peja DT
- Genc Matoshi - Peja DT
- Lorik Sejdiu - Peja DT
- Altin Morina - Peja DT
- Ruzhdi Krasniqi - Prizreni-16
- Rron Dahsyla - Vëllaznimi
- Altin Shala - Golden Eagle Ylli
- Bardh Istrefi - Gjermani
- Paraart Zeqiri - Vushtrria Basket
- Virtyt Ademi - Vushtrria Basket
- Ariol Berisha - Vushtrria Basket
- Arianit Sokoli - Vushtrria Basket
- Drinor Gerxhaliu - Vushtrria Basket
- Dren Hasani - New Basket
- Roni Kastrati - Peja
- Meriton Gashi - Peja
- Blend Saliaga - Peja
- Milot Shala - Peja
- Don Shehu - M Junior
- Don Tigani - M Junior