Skuadra e Marigona Hill Prishtinës e ka fituar Kupën e Kosovës në kategorinë U14 në konkurrencën e meshkujve, ndërsa Final 4 i kësaj grupmoshe është mbajtur në Prizren.
Në gjysmëfinalen e parë Trepça ka pësuar nga Marigona Hill Prishtina me rezultat 55:77, kurse Peja DT ka mundur në gjysmëfinale Megasportin 79:66.
Në finale Marigona Hill Prishtina shënoi fitore bindëse ndaj Peja DT me shifrat 91:45.
MVP i turneut është shpallur Yll Kastrati, çmim të cilin e ka ndarë nënkryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Artan Kurti, i cili po ashtu ka dorëzuar trofeun e Kupës për skuadrën fituese.