Të hënën (28 Mars) do të zhvillohet grumbullimi i tretë i Kosovës U20 në konkurrencën e meshkujve.
Stërvitja do të mbahet në palestrën ‘1 Tetori’ në Prishtinë nga ora 14:00 deri në ora 16:00. Ky është grumbullimi i Kosovës U20 dhe i fundit para muajit Maj, kur do të fillojnë stërvitjet intensive të udhëhequra nga përzgjedhësi Dritëro Sefaja.
Synimi i këtyre grumbullimeve është që përzgjedhësi Sefaja të shoh nga afër formën e lojtarëve për të pasur një ekip sa më dinjitoz për garat ndërkombëtare.
Kosova U20 te meshkujt është në grup me Suedinë, Gjeorgjinë, Maqedoninë Veriore dhe Austrinë. Kampionati i Divizionit B mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë nga 15 deri më 24 Korrik.
Lista e gjerë
Rroni Koshi - Amerikë
Fatlind Shoshaj - Belgjike
Denis Zenelaj - Gjermani
Bardh Istrefi - Gjermani
Drilon Pllana - Gjermani
Dion Sheqiri - Itali
Shpat Mustafa - AS Prishtina
Hajriz Hajzeri - Bashkimi
Shëndrit Llapi - Istogu
Enver Memcaj – Marigona Hill Prishtina
Albin Berisha - Peja
Adhurim Alijaj - Prishtina e Re
Albin Rexhepi - Prishtina e Re
Arber Rushiti - Prishtina e Re
Leurit Morina - Prizreni 16
Visar Ejupi - Rahoveci
Don Polloshka - Sigal Prishtina
Bledar Thaqi - Sigal Prishtina
Donat Rexhepi - Sigal Prishtina
Rinol Gashi - Trepça
Shpat Syla - Trepça
Albion Imeri - Vushtrri
Drilon Shala - Ylli