Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 19-të në Superligën e Femrave.
Ndeshja kryesore zhvillohet mes Bashkimit dhe Prishtinës. Bashkimi që fitoi Kupën, ka rritur synimet duke synuar edhe titullin, ndërsa Prishtina është skuadra e vetme pa humbje në elitë, me 18 fitore, në po aq ndeshje të zhvilluara. Këto dy skuadra u përballën edhe në finale të Kupës, ku fituan vashat prizrenase, që kanë 12 fitore e gjashtë humbje në elitë.
Të shtunën përballen edhe Penza, kampione e Kosovës, që numëron 14 fitore e katër humbje, me Kastriotin, ndërsa skuadra ferizajase ka 18 humbje në po aq takime, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitë.
Takimi i fundit zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Trepçës. Skuadra kuqezi ka katër fitore e 14 humbje, kurse mitrovicaset gjashtë fitore e 12 humbje.
Superliga e Femrave - Java 19
E shtunë
16:00 Bashkimi - Prishtina
16:30 Penza - Kastrioti
E diel
13:00 Vëllaznimi - Trepça