Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 08/03/2022 ka marrë vendim që:
- Kuvendi i Punës i FBK-së të mbahet më 25/03/2022 në Prishtinë, e jo siç ishte paraparë në datën 24/03/2022, për shkak se më 23/24 Mars 2022 në program është Final Four i Ligës UNIKE të Femrave.
- Të hap një mini-afat kalimtar të jashtëzakonshëm (48 orë) për regjistrimin e lojtareve të huaja në Superligën e Femrave, për shkak se disa ekipeve u kanë dështuar lojtaret e huaja që i kanë paraqitur për regjistrim, sepse të njëjtat kanë refuzuar të udhëtojnë në Evropë për shkak të situatës në Ukrainë.
Vendimet hyjnë në fuqi në ditën e miratimit të tyre.
Në emër të Bordit të FBK-së,
Arben FETAHU
Kryetar
Federata e Basketbollit e Kosovës