Pas vashave kanë fituar edhe djemtë e Kosovës U14 në përballje me Bullgarinë me rezultat 58:79 (10:30, 13:17, 17:15, 18:15), në kuadër të turneut YDF që po zhvillohet në Maqedoninë Veriore.
Dardanët e rinj e nisën për mrekulli ndeshjen dhe në çerekun ishin bindshëm më të mirë, duke e fituar këtë pjesë me epërsi të trefishtë, 10:30. Periudha e dytë ishte më e barabartë, sidoqoftë, u kontrollua në tërësi nga kosovarët, që e shtuan epërsinë në 28 pikë, 21:49, ndërsa shkuan në pushim me shifrat 23:49.
Pjesa e dytë ishte më e barabartë, por Dardanët e menaxhuan lojën dhe epërsinë, duke triumfuar me rezultat 58:79.
Pas kësaj fitore, Kosova do të ndeshet edhe me Rumaninë, Maqedoninë Veriore dhe Turqinë.
Te Kosova u dalluan Mal Tusuni me 23 pikë e pesë pikë, Yll Kastrati me 18 pikë e shtatë kërcime dhe Edin Bacevac me 15 pikë.