Në mesjavë zhvillohet xhiroja e 14-të në Ligën e Parë të Meshkujve.
Takimi i parë zhvillohet ndërmjet Prishtinës së Re dhe Neë Basket. Prishtinasit kanë tetë fitore e pesë humbje, ndërsa prizrenasit kanë shtatë fitore e gjashtë humbje. Ndeshja pritet të jetë rivalizuese, duke marrë parasysh formën që kanë treguar këto dy skuadra në këtë edicion.
Të premten zhvillohen katër takimet tjera. AS Prishtina do të ndeshet me Istogun. Prishtinasit kanë pesë fitore e tetë humbje, ndërsa e kundërta është me istogasit me tetë fitore e pesë humbje.
Vëllaznimi është në kërkim të fitores së 14-të, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në këtë rang të garave dhe skuadra favorite për tu rikthyer në Superligë. Skuadra kuqezi do të ndeshet me Borean, që ka shtatë fitore e gjashtë humbje.
Happy Dukagjini do të ndeshet me Marigona Hill Prishtinën, ku të dy skuadrat kanë nga katër fitore e nëntë humbje, ndërsa ndeshja e fundit e kësaj xhiro zhvillohet mes Feronikelit dhe Vushtrrisë. Skuadra nga Drenasi ka një fitore e 12 humbje, ndërsa vushtrriasit kanë tetë fitore e pesë humbje.
Liga e Parë e Meshkujve - Java 14
E mërkurë
15:30 Prishtina e RE - NEW Basket
E premte
16:30 AS Prishtina - Istogu
17:00 Borea - Vëllaznimi
17:00 Happy Dukagjini - Marigona Hill Prishtina
18:00 Feronikeli – Vushtrria