Ndeshja Kosova-Norvegjia dëshmoi edhe një herë për organizimin e përkryer nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).
Pavarësisht rezultatit në parket, FBK ka marrë lëvdata nga FIBA dhe Norvegjia për pritjen dhe organizimin e takimit.
Kjo nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e madhe të sponsorëve tanë, që edhe një herë ishin pranë nesh, ashtu siç kanë qenë gjithmonë.
Për këtë arsye, Federata e Basketbollit e Kosovës ju falënderon pafundësisht dhe do të jetë mirënjohëse përgjithmonë për ndihmën dhe kontributin e madh.
Sponsorët kanë dhënë gjithmonë ndihmë të madhe, ndërsa edhe kësaj radhe ishin pranë Përfaqësueses A, nga fillimi i stërvitjeve e deri në ditën e ndeshjes.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Banka TEB, Art Motion, Kujtesa, Kompania IP, Tre Pharm dhe Stobi Flips Kosova ishin pranë Kosovës A dhe basketbollit të Kosovës.