24/02/2022 FBK

FIBA dhe FBK bëjnë rishikimin e 12 mujorit të Planit Strategjik të FBK-së 2021-2025

Përgjegjësja për Federatat Nacionale në FIBA Evropë, Radmila Turner dhe eksperti për strategji  dhe marketing i organizatave sportive, Geoff Wilson sot i kanë vizituar zyrat e reja të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Me këtë rast ata kanë zhvilluar një takim pune me Kryetarin e FBK-së, Arben Fetahu dhe Sekretaren e Përgjithshme, Elvira Dushku.

Turner dhe Wilson i kanë përgëzuar krerët e FBK-së me punën e bërë në vitin e parë të implementimit të Planit Strategjik të FBK-së 2021-2025 dhe të arriturat në kuadër të këtij plani.

Në anën tjetër Kryetari Fetahu e ka falënderuar FIBA-n për gatishmërinë e treguar në mbështetje të FBK-së, por edhe të klubeve të saj, ku në fundjavë FBK në bashkëpunim me FIBA-n do të organizojnë Seminarin për Klubet e basketbollit.

Krahas këtij takimi Turner dhe Wilson, së bashku me Dushkun dhe Drejtorin Teknik në FBK, Arben Krasniqi e kanë bërë rishikimin e 12 mujorit të Planit Strategjik të FBK-së 2021-2025.

Federata e Basketbollit të Kosovës në mars të vitit 2021 e ka lansuar edhe zyrtarisht Planin Strategjik 2021-2025, të cilin e ka hartuar në bashkëpunim me FIBA-n në një proces që ka zgjatur tetë muaj dhe në të cilin kanë marr pjesë pikërisht Turner dhe Wilson, si dhe ekspertë të tjerë të angazhuar nga FIBA.

Duhet theksuar se FBK në bashkëpunim me FIBA-n më 26 e 27 Shkurt 2022 në Prishtinë do të organizojnë Seminarin për Klubet e FBK-së.

Kjo do të jetë hera e parë që FIBA e organizon një Seminar për Klube në bashkëpunim me një Federatë Nacionale, e në këtë rast me atë të Kosovës.

Qëllimi i organizimit të këtij Seminari është zhvillimi dhe fuqizimi i klubeve të basketbollit.

Fuqizimi i Klubeve të FBK-së është një nga pesë (5) qëllimet e FBK-së në Planin Strategjik 2021-2025, të cilin Federata e Basketbollit të Kosovës e ka hartuar në bashkëpunim me FIBA-n dhe ekspertët e jashtëm të angazhuar nga institucioni më i lartë i basketbollit në botë.

Ligjërues në Seminarin dy ditor do të jenë ekspertë të angazhuar nga FIBA: Geoff Wilson, Maeve Buckley dhe Gustavo Arellano.

Seminari do të organizohet në hotel “Four Points by Sheraton Prishtina”, në ditën e parë (26.02.2022) prej 09:00 – 17:30 dhe në ditën e dytë (27.02.2022) prej 09:00 – 13:00.

Krahas ligjëruesve në Seminar dhe në një vizitë pesë ditore në Kosovë do të qëndrojnë edhe Radmila Turner, Përgjegjëse për Federatat Nacionale në FIBA Europe dhe Florian Pasquet, Përgjegjës për Federatat Nacionale në FIBA Bota, të cilët do të jenë në rolin e monitoruesve në Seminarin për Klube dhe njëkohësisht do të zhvillojnë takime me krerët e FBK-së, dhe me stafin e zyrës ekzekutive të FBK-së për të diskutuar për punën që është bërë në vitin e parë të implementimit të Planit Strategjik të FBK-së 2021-2025.

Zyrtarët e FIBA-s do të jenë të pranishëm edhe në ndeshjen Kosovë – Norvegji që do të zhvillohet më 27 shkurt në ora 19:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: