Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton, se për ndeshjen Kosovë-Norvegji akreditimi mund të bëhet deri të premten (25 Shkurt) në ora 16:00.
Për shkak të masave anti-Covid, numri i mediave është i kufizuar, duke respektuar gjithnjë masat aktuale të shpallura nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës.
Emrat e gazetarëve dhe fotografëve mund të dërgohen në email-in communications@basketbolli.com.
Ndeshja Kosova-Norvegji zhvillohet më 27 Shkurt (e diel) në Mitrovicë nga ora 19:00 në kuadër të rrethit të parë parakualifikues për Eurobasket 2025.