09/02/2022 FBK

Kupa me ceremoni spektakolare

Final 8 i Kupës së Kosovës Agim Lluka ka filluar me një ceremoni spektakolare.

Kjo ndodhi para super derbit mes Pejës dhe Sigal Prishtinës.

Violinisti i njohur, Festim Fanaj ka performuar me këngën e njohur “Mora Fjalë” dhe “Bareshën”, ndërsa rreth tij ishin flamujt e Kosovës, FBK-së dhe tetë skuadrave pjesëmarrëse.

Kryetari i KB Peja, Fatmir Gashi ka ndarë mirënjohje për familjen Lluka, për kontributin e madh që ka dhënë për Klubin e Pejës dhe basketbollin e Kosovës.

Hapjen zyrtare e ka bërë kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, duke i përshëndetur të pranishmit dhe duke u uruar fat të gjitha skuadrave pjesëmarrëse. Fetahu u ka bërë thirrje të gjithëve të vaksinohen, ndërsa shtoi ky edicion është special, pasi i kushtohet Agim Llukës, i cili ka dhënë shumë për basketbollin e Kosovës.

Në fund është shfaqur dokumentari për nder të Agim Llukës, që dha shumë për basketbollin e Kosovës.

 




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: