03/02/2022 FBK

Rugova jep dorëheqje, FBK i uron suksese për të ardhmen

Granit Rugova ka dhënë dorëheqje nga posti i Drejtorit të Përfaqësueseve të Kosovës. Rugova e mori këtë detyrë më 15 Gusht 2018, kur vendosi të pensionohet nga basketbolli aktiv dhe të punojë si Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës.

Rugova ka fituar shumë trofe me klubin e Sigal Prishtinës, derisa luajti edhe për Bashkimin, si dhe ishte pjesë e rëndësishme e Përfaqësueses së Kosovës në garat ndërkombëtare.

Ai përfundoi me sukses programin FIBA Time Out 2.0, ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar u zgjodh si ushtrues detyre i Drejtorit Ekzekutiv në Ligën Unike.

Për 3 vjet e gjysmë sa ishte pjesë e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Graniti punoi me përkushtim e përgjegjësi, duke dhënë më të mirën e tij në punë dhe kjo i hapi dyert për suksese tjera.  

Ish-basketbollisti i njohur tashmë do të jetë Drejtor në Departamentin e Sportit në Komunën e Prishtinës, një pozitë shumë e rëndësishme për të dhënë kontributin e tij për sportistët prishtinas.

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku dhe Bordi i FBK-së e falënderojnë për kontributin e tij, duke i uruar shumë suksese në detyrën e re.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: