30/01/2022 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Kampionët vazhdojnë me fitore, mundin kryeqytetasit

Golden Eagle Ylli ka vazhduar me fitore, duke mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:79 (26:20, 20:17, 17:22, 22:20), në kuadër të javës së 18-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte interesant dhe i baraspeshuar, por pranë rezultatit 13:14, vendasit hyn në një seri prej 7:0, duke kaluar në epërsi 20:14, ndërsa çerekun e parë e fituan 26:20. Në periudhën e dytë kundërpërgjigjen mysafirët, duke barazuar shifrat në 35:35, e më pas zhvillohet një lojë e barabartë, kurse në fund të kësaj pjese, therandasit ishin më të mirë, për të shkuar në pushim me shifrat 46:37.

Loja ishte interesante edhe në pjesën e dytë. Kryeqytetasit nuk u dorëzuan dhe arritën të afrojnë shifrat në 58:56, duke e bërë ndeshjen shumë interesante, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 63:59. Kjo bëri që në dhjetë minutat e fundit të jetë një sfidë dramatike. Kështu ishte deri në fund, ku fituesi nuk dihej deri në sekondat e fundit, megjithatë, në fund, vendasit ishin më të vëmendshëm dhe fituan me rezultat 85:79.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Henrik Sirko me 29 pikë e pesë kërcime, Aj Sumbry me 19 pikë e tetë kërcime dhe Erjon Kastrati me 20 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Jan Palokaj me 13 pikë e nëntë kërcime dhe Kenneth Brown me 27 pikë e katër kërcime.

Golden Eagle Ylli ka 14 fitore e katër humbje, ndërsa Sigal Prishtina ka nëntë fitore e nëntë humbje. 




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: