Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Penzës me rezultat 74:70 (18:14, 22:20, 13:20, 21:16), në kuadër të javës së 13-të në Superligën e Femrave.
Takimi ishte interesant, ku në fillim kampionet krijuan epërsi 2:8 e më pas 9:12, por vendaset rikthehen shpejt me një seri prej 9:2, për të fituar çerekun e parë 18:14. Edhe periudha e dytë ishte interesante, ku vashat prizrenase krijuan epërsi deri në 13 pikë, 36:23, por pejanet nuk dorëzohen, duke ngushtuar shifrat në 40:34, sa përfundoi pjesa e parë.
Skuadra mysafire nuk u dorëzua dhe e nisi periodën e tretë për mrekulli, duke shkrirë epërsinë dhe duke e kthyer atë në favor të tyre, me epërsi deri në shtatë pikë 42:49, ndërsa deri në fund të kësaj pjese u zhvillua lojë interesante, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 53:54. Kjo bëri që dhjetë minutat e fundit të jenë shumë interesante dhe dramatike, ku 1:16 minuta nga fundi, Bashkimi po fitonte 71:70 dhe në castet vendimtare ishte më i vëmendshëm, duke fituar 74:70.
Te Bashkimi u dallua Monique Coker me 18 pikë, 13 kërcime dhe Era Shatri me 17 pikë e 12 kërcime, kurse te Penza u dalluan Narlyn Mosquera me 23 pikë e 14 kërcime dhe Valbona Bytyqi me 19 pikë.
Bashkimi ka nëntë fitore e katër humbje, kurse Penza dhjetë fitore e tri humbje.