Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 12-të në Superligën e Femrave që kaloi nën fitoren e favoritëve.
Kampionia Penza mundi Vëllaznimin 104:54, ku u dallua amerikania Rael Whitsitt, me shifra të jashtëzakonshme prej 42 pikëve, 19 kërcimeve, dy asistime dhe tetë vjedhje të topave, me indeksin 56, apo më të lartin e javës. Gjithashtu te skuadra pejane u dallua edhe Taylor Barnes me 24 pikë, gjashtë kërcime dhe nëntë asistime.
Liderja Prishtina shënoi fitore të merituar kundër Trepçës 98:52. Te skuadra prishtinase u dalluan dyshja vendore Arbnore Përquku dhe Agnesa Rrahmani. Përquku kishte 22 pikë, tetë kërcime dhe 12 asistime, kurse Rrahmani kishte 21 pikë, 14 kërcime dhe gjashtë asistime.
Ndërkohë, fitoren më të lartë e shënoi Bashkimi kundër Kastriotit 21:151. Të gjitha basketbollistet e Bashkimit shënuan pikë dyshifrore, ndërsa më e dalluara ishte Erjona Krasniqi me 27 pikë, katër kërcime dhe 13 asistime.
Top 5
Rael Whitsitt (Penza) 42 pikë, 19 kërcime, 2 asistime
Taylor Barnes (Penza) 24 pikë, 6 kërcime, 9 asistime
Arbnore Përquku (Prishtina) 22 pikë, 8 kërcime, 12 asistime
Agnesa Rrahmani (Prishtina) 21 pikë, 14 kërcime, 6 asistime
Erjona Krasniqi (Bashkimi) 27 pikë, 4 kërcime, 13 asistime