Në xhiron e 12-të të Superligës së Femrave, fitore kanë shënuar skuadrat favorite.
Kastrioti ka mbetur pa fitore, duke pësuar nga Bashkimi me rezultat të lartë 21:151. Skuadra prizrenase ishte më e mirë nga fillimi deri në fund, duke arritur të merituar. Vashat prizrenase kanë tetë fitore dhe katër humbje. Tetë basketbollistet e Bashkimit shënuan pikë dyshifrore.
Kampionia e Kosovës, Penza arriti fitore të pritur ndaj Vëllaznimit me rezultat 104:54. Nga fillimi deri në fund ishin në epërsi, ku arritën fitoren e dhjetë, kurse kanë edhe dy humbje, ndërsa për skuadrën kuqezi ishte humbja e nëntë, ndërsa numërojnë edhe tri humbje.
Rael Whitssit ishte më e dalluara në ndeshje me 42 pikë e 19 kërcime.
Liderja Prishtina regjistroi fitoren e 12-të në 12 ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në elitën e femrave. Vashat prishtinase shënuan fitoren ndaj Trepçës me rezultat 98:52. Mitrovicaset kanë tri fitore e nëntë humbje.
Te Prishtina u dalluan Arbnore Përquku me 22 pikë, tetë kërcime e 12 asistime, Agnesa Rrahmani me 21 pikë e 14 kërcime dhe Tynice Martin me 25 pikë e tetë kërcime.