Sonte (e mërkurë) fillon stinori pranveror në Ligën e Parë në konkurrencën e meshkujve.
Sfida e parë zhvillohet ndërmjet Feronikelit dhe Boreas. Skuadra nga Drenasi ka nëntë humbje në nëntë ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në këtë rang garash, ndërsa pejanët kanë katër fitore dhe pesë humbje.
Të premten do të zhvillohen katër ndeshjet tjera. Lideri Vëllaznimi, që ka nëntë fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, është mysafir i New Basket, ndërsa skuadra prizrenase ka katër fitore dhe pesë humbje.
Skuadrat prishtinase do të përballen mes veti, Prishtina e Re dhe AS Prishtina. Të dy skuadrat kanë nga pesë fitore dhe katër humbje.
Ndeshje interesante shihet ndërmjet Dardanëve dhe Vushtrrisë. Dardanët kanë katër fitore dhe pesë humbje, kurse vushtrriasit gjashtë fitore dhe tri humbje.
Ndeshja e fundit është mes Marigona Hill Prishtinës dhe Istogut. Prishtinasit kanë tri fitore dhe gjashtë humbje, kurse istogasit pesë fitore dhe katër humbje.
Liga e Parë - Java 10
E mërkurë
19:00 Feronikeli - Borea
E premte
16:30 Prishtina e Re - AS Prishtina
17:00 NEW Basket - Vëllaznimi
18:00 Dardanët - Vushtrria
18:00 Marigona Hill Prishtina – Istogu