Në bazë të nenit 21, alineja 1 të Statutit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës shpall:
KONKURS
për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës në basketboll, për edicionin 2021/22 që zhvillohet në datat 9-13 Shkurt 2022.
Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë personat juridik që përmbushin kushtet e këtij konkursi dhe dispozitat e parapara në Udhëzuesin për Organizim të Final 8 të Kupës së Kosovës.
Për të konkurruar për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës, kandidatët duhet përmbushur këto kushte:
Fituesi i konkursit do të nënshkruajë kontratë me FBK-në, ku do të specifikohen detajet e organizimit si dhe obligimet e të drejtat e palëve.
Në rast të përmbushjes së të gjitha kritereve nga dy ose më shumë aplikantë, kriteri financiar është prevalent.
Konkursi mbetet i hapur deri më datë 13.01.2022, në ora 16:00.
Aplikimet për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës 2022 do të mund të dorëzohen në email adresën: komesari@basketbolli.com