Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) për herë të parë ka vendosur që të shpall Lojtarin më të mirë të zgjedhur nga tifozët për stinorin vjeshtor në Art Motion Superligë.
Basketbollistët e nominuar ishin: Drilon Hajrizi (Trepça), Erjon Kastrati (Golden Eagle Ylli), Dardan Berisha (Peja), Ivan Koljeviq (Prizreni 16) dhe Julien Lewis (Bashkimi).
Dardan Berisha ka marrë më shumë vota, gjithsej 519, duke u renditur në vendin e parë. Pas tij në vendin e dytë ishte Drilon Hajrizi me 337 vota, Erjon Kastrati ishte i treti me 255 vota, Julien Lewis mori 77 dhe Ivan Koljevq 71.
Votat
Dardan Berisha (Peja) 519
Drilon Hajrizi (Trepça) 337
Erjon Kastrati (Golden Eagle Ylli) 255
Julien Lewis (Bashkimi) 77
Ivan Koljeviq (Prizreni) 71