Basketbollisti i Kosovës dhe Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina është shpallur Sportisti i Vitit 2021 në Komunën e Therandës.
Ai në vitin 2021 fitoi Ligën Unike, në edicionin e parë të kësaj gare, Superligën e Kosovës dhe Superkupën Mbarëkombëtare.
Morina gjithashtu është pjesë e rëndësishme e Përfaqësueses A, ku së fundi shënuan fitore ndaj Danimarkës.
“Jam tejet i lumtur dhe krenar për fitimin e këtij çmimi. Dua ti falënderoj bashkëlojtarët, stafin e trajnerëve, bordin dhe sponsorët e klubit, tifozerinë Xhebrailat, qytetarët e Suharekës dhe familjen për përkrahjen dhe ndihmesën e tyre gjatë këtij rrugëtimi.
Viti 2021 ishte tejet i suksesshëm për komunën tonë. Të gjithë sportistët dhe sportistet i përgëzoj për angazhimin e tyre dhe iu uroj shumë shëndet dhe suksese edhe më të mëdha, në vitin që po vjen”, është shprehur Morina.